LIFESTYLE, 7 Qershor 2022, 20:07

U arrestua pasi protestoi kundër luftës, gazetarja ruse ndërmerr një tjetër akt: Jam ukrainase, dua të ndryshoj mbiemrin

U arrestua pasi protestoi kundër luftës, gazetarja ruse ndërmerr

Një gazetare ruse, e cila u gjobit dhe u arrestua pasi protestoi kundër luftës në Ukrainë në një program televiziv në fillim të luftës, thotë se ndihet ukrainase dhe se do të ndryshojë mbiemrin e saj në shenjë mbështetjeje.

Marina Ovsyannikova deklaron se babai i saj është ukrainas. Ajo njoftoi vendimin për ndryshimin e mbiemrit përmes një postimi në facebook.

“Unë nuk jam një “ruse e mirë”, unë jam ukrainase. Në shenjë mbështetjeje të Ukrainës, kam ndërmend të ndryshoj mbiemrin në Ovsyannikov dhe vendlindjen në Tkachuk.”

Ish-redaktore në Channel One të kontrolluar nga shteti rus, ajo u arrestua gjatë muajit mars pasi protestoi gjatë transmetimit live duke mbajtur një tabelë ku thuhej “jo luftë”.

Pas lirimit, gazetarja u largua nga Moska dhe aktualisht ndodhet në Gjermani.