LIFESTYLE, 31 Maj 2022, 13:31

Luana Vjollca: Nuk heq dorë nga ekrani, është e vetmja gjë që di të bëj mirë

Luana Vjollca: Nuk heq dorë nga ekrani, është e vetmja gjë

Moderatorja Luana Vjollca  ka marrë një pauzë nga ekrani dhe po shijon një projekt të sajin në Youtube, të cilit i është përkushtuar plotësisht.

Në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan, Luana shprehet se nuk heq dorë nga ekrani, pasi televizioni është ajo që di të bëjë më mirë.

Gazetarja: Po ty, Luanë, ku do të të shohim, si i ke planet?

Luana Vjollca: Unë për momentin jam fokusuar shumë tek projekti “Thuaje”. Asnjëherë unë nuk mund të heq dorë nga ekrani sepse unë nuk di të bëj gjë tjetër më mirë në jetë.