LIFESTYLE, 30 Maj 2022, 13:02

Era Istrefi i “vë flakën” Zvicrës/ Videoja e këngëtares duke bërë twerk në skenë po bën xhiron e rrjetit

Era Istrefi i “vë flakën” Zvicrës/ Videoja e

Pas shkëputjes së saj relativisht të gjatë nga tregu muzikor shqiptarë, Era Istrefi është rikthyer fuqishëm në skenë.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka zhvilluar një koncert në Zvicër. Era ndër të tjera në koncert ka performuar dy hitet e saj të fundit, duke e elektrizuar atmosferën. Performancën e saj, Istrefi e ka shoqëruar edhe me kërcim ku në një moment i ndezi fansat duke bërë “twerk” në skenë.

Të pranishmit janë argëtuar shumë me këtë moment duke e brohoritur Erën. Një nga fanset e pranishme në klub, e ka filmuar momentin e “nxehtë”, dhe e ka postuar në instagram më pas. Edhe vetë këngëtarja e ka bërë ripost videon, duke lënë të kuptohet që të gjithë e kanë shijuar atmosferën.

Ju kujtojmë që dy javë më parë ish-fotografja e Era Istrefit, Lena Nikolaj e cila jeton në SHBA ka deklaruar për “ABC e Mëngjesit”, se ka punuar me orë të gjata me Erën dhe pagesa nuk ishte shumë mirë. Në deklaratën e saj ajo u shpreh se ishte ky momenti kur reflektoi dhe vendosi të eksploronte më tepër.

“Është pak për të qeshur në fakt. Unë kam lindur në Michigan dhe flisja në shqip, gegnisht. Por u futa në kurset e anglishtes dhe e harrova. Në moshën 24-vjeçare fillova të dilja me një djalë shqiptar dhe nisa të mësoja gjuhën shqipe, por nuk ja dola.