LIFESTYLE, 28 Maj 2022, 13:43

“Nuk ngjitem!”, Donaldi reagon për herë të parë pas ndarjes me Beatrix

“Nuk ngjitem!”, Donaldi reagon për herë të parë

Aktori Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me ndarjen e tij nga këngëtarja Beatrix, romancë që nisi brenda mureve të shtëpisë së Big Brother Vip. Por sapo çifti doli jashtë shtëpisë, duket se lidhja e tyre u ndërpre.

Beatrix i dedikoi edhe projekte muzikore për të gjithë situatën që u krijua, por Donaldi dukej se e kishte mendjen tek ish e dashura, Bora Zemani.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas”, kur moderatori dhe aktori u pyet se pse erdhi ndarja e fundit, Donaldi u përgjigj shkurt duke thënë: “Nuk ngjitëm”. Ndërkohë, përflitet se Donaldi është rikthyer sërish me Borën, historia e të cilëve bën zhurmë edhe sot.