LIFESTYLE, 29 Maj 2022, 09:24

“Një natë” publikohet hiti i radhës nga Alban Skënderaj dhe Capital T

“Një natë” publikohet hiti i radhës nga Alban

Dy artistët shumë të dashur për publikun, Capital T dhe Alban Skënderaj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të dytë të titulluar “Një natë”.

“Një natë” nga dyshja e njohur është publikuar me vidoeklip.

Për tekstin dhe melodinë e kësaj kënge janë kujdesur vetë Albani dhe Capital T.

Kujtojmë se në vitin 2013, dyshja publikoi bashkëpunimin e tyre të parë.

Kënga e titulluar “Një Ëndërr”, numëron mbi 12 milionë klikime në Youtube.

E tani, pas 9 vitesh mund të themi padyshim se projekti i ri do të jetë hiti i kësaj vere.