LIFESTYLE, 4 Janar 2023, 14:10

Këto janë disa nga destinacionet që duhet t’i vizitoni patjetër përgjatë vitit 2023

Këto janë disa nga destinacionet që duhet t’i vizitoni

Viti i ri nënkupton perspektiva të reja. Dhe ku më mirë mund të zbatohet kjo formulë sesa në planifikimin e udhëtimeve të reja.

Pas gati tre vitesh ndërprerje të udhëtimit pa kufizime për shkak të pandemisë, shumë vende kanë hequr pengesat. Njerëzit mund të udhëtojnë në një numër të madh shtetesh.

Këto janë destiancionet e listuara nga buletinet ndërkombëtare si ideale për këtë vit:  

Poloni

Janë disa destinacione të reja në Poloni që mund të vizitohen gjatë këtij viti si Hotel Verte, prona e re e Autograph Collection në Varshavë, e cila hapi dyert e saj për vizitorët në muajin gusht. Arsyeja pse duhet të vizitoni Poloninë në vitin 2023 është për të treguar edhe solidaritet me një vend i cili ka qenë shumë pranë Ukrainës.

Australi

Më 23 Prill të këtij viti një eklips i plotë diellor do të jetë i dukshëm në skajin veriperëndimor të Australisë. Do të ketë platforma në natyrë ku spektatorët mund të shikojnë këtë mrekulli me syze mbrojtëse ndërsa janë parashikuar disa shfaqje muzikore.

Liverpool

Qyteti port i Anglisë, Liverpool i njohur në mbarë botën si vendlindja e The Beatles, po shton një tjetër kapitull të trashëgimisë së tij muzikore. Kjo pasi në muajin maj të këtij viti ai do të jetë qytet pritës i Eurosong 2023, ku pritet të mbërrijnë fansat nga i gjithë kontinenti për të mbështetur artistët pjesëmarrës në këtë kompeticion.

Charleston

Charleston prezanton të kaluarën dhe historinë si asnjë qytet tjetër në SHBA. Muzeu ndërkombëtar afrikano amerikan ka premtuar hapjen e tij për vitin 2023. Muzeu do të jetë i vendosur pranë lumit Cooper, në vendin ku shumë afrikanë shkelën për herë të parë në Amerikën e Veriut.

Vilnius, Lituani

Vilnius bëri një fushatë reklamimi këtë vit pasi askush nuk e dinte ku ndodhej, Video bëri shumë turistë të rezervonin menjëherë një udhëtim atje. Këtë vit ai do të festojë 700 vjetorin e tij me datë 25 Janar. Për të shënuar këtë moment historik është parashikuar një program që do të zgjasë gjatë gjithë vitit duke përfshirë festivale dhe ekspozita muzikore.

Ishujt Fixhi

Selanik, Greqi.

Ras al-Khaimah, Emiratet e Bashkuara Arabe

Bogota, Kolumbi

Kajro, Egjipt

Otava, Kanada

Uganda.