TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Monika dhe Iliri kanë diskutuar se kush do të shkojë në finale pas këtij të fundit. Iliri ishte finalisti i parë që shkoi në finale. Donaldi nuk u përfshi në televotim për shkak të dënimit që mori pasi futi Mozzikun brenda shtëpisë së Big Brother. “Jam e sigurt dhe Donaldi është finalsit, jam miliard e sigurt.”, i thotë ajo Ilirit.
Donaldi, Einxhel, Arjola dhe Beniada janë në nominim dhe njëri prej tyre do të dalë të premten. Donaldi shkoi automatikisht në televotim pasi theu rregullat e Vëllait të Madh.Ai u përfshi të martën në një debat të ashpër me Einxhel. Kjo nisi pasi kjo e fundit tha se vëllezërit Veshaj morën famë prej të dashurave të tyre.
Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga aktori i humorit. Debati agravoi më tej kur Einxhel përmendi përplasjen që kanë pasur jashtë shtëpisë. Sipas saj, binjakët e kishin hequr padrejtësisht nga puna kur ishte pjesë e emisionit “Binjakët Show”. Por Donaldi pretendon se Einxhel nuk ishte treguar korrekte në punë.