TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shakira dhe Zherard Pike, festojnë sot ditëlindjen. Si këngëtarja ashtu edhe futbollisti kanë lindur në të njëjtët ditë, më 2 shkurt.
Shakira erdhi në jetë në Kolumbi në vitin 1977, ndërsa partneri i saj në Barcelonë 10 vite më vonë.
Por data 02/02 ka një tjetër rëndësi për çiftit, pasi në këtë datë, 11 vite më parë zyrtarizuan dashurinë e tyre, e cila lulëzoi në verën e vitit 2010.
Çifti u dashuruan pasi u njohën gjatë videoklipit të “Waka Waka”, himnit të Kupës së Botës në Afrikën e Jugut.

Shakira ende i kujtoi fjalët e futbollistit: “Mu afrua dhe më tha: ‘Do ta fitoj këtë kampionat botëror dhe më pas do të ftoj për një darkë romantike’. Dhe kështu ndodhi.”
Ndërsa mbrojtësi i Barcelonës pranoi se Botërori i fituar nga Spanja i ndryshoi jetën: “Fitova titullin më të rëndësishëm dhe takova dashurinë e jetës sime. Kur u ktheva nga Afrika e Jugut isha një njeri tjetër”.
Megjithatë, Shakira dhe Pike kanë qenë disa herë në prag të ndarjes, sipas thashethemeve. Por këngëtarja dhe futbollisti, prindër të dy fëmijëve Milan, 8 vjeç dhe Sasha, 6 vjeç, asnjëherë nuk kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve.
Ata kanë vendosur ta mbajnë jetën e tyre sentimentale shumë private, por kur shfaqen së bashku duken shumë të lumtur.
E lindur në Barranquilla, Kolumbi, Shakira e dinte se çfarë donte që në moshë të re. Ajo ishte vetëm tetë vjeç kur kompozoi këngën e saj të parë, të titulluar Las gafas oscuras (Syzet e errëta), kushtuar babait të saj.
E shoqëruar gjithmonë nga prindërit e saj, ajo vogëlushe me gërshetat e saj të gjata mori pjesë në programe të shumta televizive dhe radiofonike.
Ajo ishte vetëm 13 vjeç KUR dyert e kompanisë diskografike Sony u hapën për të. Që nga ajo periudhë ka shitur më shumë se 60 milionë albume në mbarë botën dhe ka fituar 14 çmime Grammy.

Babai i Pike është një avokat i njohur dhe biznesmen i suksesshëm, ndërsa nëna e tij Montserrat drejton një spital.
Të bëhej futbollist ishte ëndrra e tij që kur ishte fëmijë. Ai ishte 10 vjeç kur iu bashkua ekipit të të rinjve të Barcelonës.
Sot konsiderohet si një nga mbrojtësit më të fortë në botë. Dhe ai është gjithashtu një sipërmarrës i “sprovuar” që ka investuar shumë në tenis.
Shakira dhe Pike janë një çift i suksesshëm. Heshtja mbretëron mbi jetën e tyre private, përveç deklaratave shumë të rrallë nga Shakira, ku shprehet: “Ne nuk kemi qenë kurrë një çift tradicional”.
Cilado qoftë “receta” e tyre në çift, historia e tyre, pavarësisht thashethemeve, vazhdon.
Dhe sot ata festojnë një moment historik të trefishtë: 45-vjetorin e lindjes së Shakirës, 35 vjetorin e Pique dhe 11 vitet së bashku që nga zyrtarizimi i dashurisë së tyre. Nga ana tjetër ende nuk flitet për martesë dhe ndoshta nuk do ndodhë kurrë.
Arsyeja u shpjegua nga vetë Shakira, disa vite më parë, në programin CBS 60 Minutes: “Martesa më frikëson. Unë nuk dua që ai të më shohë si gruan e tij, por si e dashura. Preferoj ta mbaj vigjilent, ta bëj të mendojë se çdo gjë është e mundur në varësi të sjelljes së tij.”
Partneri i saj, i cili po e shikonte me vëmendje, reagoi ndaj fjalëve të saj me një buzëqeshje.