LIFESTYLE, 25 Nëntor 2023, 16:48

Google do të nisë mbylljen e llogarive joaktive javën e ardhshme

Google do të nisë mbylljen e llogarive joaktive javën e ardhshme

Nga 1 dhjetori, Google do të fillojë të mbyllë llogaritë joaktive Photos dhe Gmail. Kompania njoftoi muaj më parë se llogaritë që nuk janë përdorur në dy vitet e fundit do të fshihen.

Zëvendës presidenti i menaxhimit të produktit të Google, Ruth Kricheli, shpjegoi se mbyllja e tyre është një masë sigurie e nevojshme.

“Nëse një llogari nuk është përdorur për disa vite me radhë, gjasat që të kompromentohet janë të larta. Kjo sepse llogaritë e papërdorura zakonisht kanë fjalëkalime të vjetra dhe të ripërdorura që mund të jenë kompromentuar, ose nuk përdorin fare verifikim me dy faktorë.”, tha ai.