LIFESTYLE, 22 Nëntor 2023, 16:42

Kiara konfirmon shtatzëninë: Do të bëhemi 3!

Kiara konfirmon shtatzëninë: Do të bëhemi 3!

Prej kohësh lajmi se Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të bëhen prindër po qarkullon në mediat sociale, dhe veshjet e gjera të Kiarës vetëm sa i kanë shtuar dyshimet.

Mirëpo tani nuk ka më vend fare për hamendësime, pasi ka qenë vetë moderatorja që e ka konfirmuar pritjen e ëmbël. Me një video të këngës së re të Luizit, ku janë përmbledhur momentet më të ëmbla të shtatzënisë dhe babyshower-it, ajo ka shkruar:

“Ne kur e mësuam lajmin na la pa frymë dhe mezi kemi pritur ta ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vijë në jetë fruti i dashurisë sonë, që mezi presim t’i shohim sytë dhe t’i prekim duart… Kjo është për të gjithë ju që prej fillimit keni përjetuar me ne çdo emocion të historisë sonë të bukur të dashurisë. Do të bëhemi 3! ????”, shkruan Kiara.

Vetëm pak minuta nga postimi, miqtë dhe ndjekësit e çiftit kanë vërshuar në komente për t’i uruar.