TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Emri i CEO-s të SpaceX, Elon Musk, është propozuar për çmimin Nobel për Paqen 2024 nga deputeti norvegjez, Marius Nilsen.
Nilsen tha se e propozoi Musk për shkak të “mbrojtjes së tij të dialogut, fjalës së lirë dhe mundësimit të të shprehurit pikëpamjet e dikujt” në një “botë gjithnjë e më të ndarë”.
Ai vlerësoi blerjen e Twitter nga Musk që tashmë ka marrë emrin X dhe ofrimin e komunikimit satelitor në Ukrainë përmes sistemit të të SpaceX, Starlink.
Nilsen lëvdoi "angazhimin e Musk ndaj fjalës së lirë" dhe theksoi rëndësinë e opinioneve të ndryshme.
"Jehonat dhe njerëzit që thonë vetëm ‘po’ nuk sjellin gjithnjë idetë më të mira. Pikëpamjet, opinionet dhe proceset e mendimeve sjellin idetë më të mira", tha ai.
Komiteti i Nobelit në Norvegji, përgjegjës për zgjedhjen e fituesit, pranon nominime nga zyrtarë qeveritarë dhe akademikë.
Emri i Musk ndodhet përballë Julian Assange, Papa Françeskut dhe liderëve të ndryshëm botërorë dhe organizatave joqeveritare.
Vitin e shkuar fituesja ishte aktivistja iraniane Narges Mohammadi, e njohur për mbrojtjen e të drejtave e grave dhe lirinë e njeriut në vendin e saj.
Shpallja e fituesit të çmimit Nobel për Paqen është planifikuar për në muajin tetor.