LIFESTYLE, 16 Maj 2022, 21:43

Hakerat rusë sulmojnë faqen e policisë italiane si hakmarrje për Eurovision

Hakerat rusë sulmojnë faqen e policisë italiane si hakmarrje

Faqja e policisë italiane është sulmuar nga hakerët pro-rusë të quajtur “Killnet” që ditët e fundit kanë goditur disa faqe të njohura në perëndim.

Mediat italiane shkruajnë se falë ndërhyrjes së teknikëve të policisë, të mbështetur nga specialistë të Qendrës Kombëtare Kundër Krimit, faqja u rikthye gradualisht në funksion të plotë. Menjëherë pasi teknikët e IT-së e rikthyen situatën në normalitet, hakerët reaguan në faqen e tyre në Telegram.

“Sipas mediave të huaja, Killnet sulmoi Eurovizionin dhe u bllokua nga policia italiane. Por Killnet nuk e sulmoi Eurovizionin. Sot ne u shpallim zyrtarisht luftë 10 vendeve, përfshirë edhe policinë mashtruese italiane. Meqë ra fjala, faqja juaj nuk punon. Pse nuk e ndaluat siç bëtë me Eurovision?” – thuhet në reagimin e tyre.