TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arjeta Palushaj është një nga vajzat më të talentuara të momentit. Ajo ka një jetë të ndërthurur mes muzikës, pikturës dhe stilimit, i cili së fundmi i është kthyer në profesion.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Arjeta rrëfeu gjithçka, duke shuar kureshtjen e publikut.
E pyetur për ngjyrat e ndryshme që ka provuar herë pas here në flokë, ajo ka deklaruar: “Kam pasur një pasion shumë të madh. Mbaj mend kur ecja rrugëve më thoshin e çmendur. Nuk është paragjykimi problemi im dhe nuk ka qenë as në adoleshencën tim. Unë e kam shijuar atë gjë”.
Sa i përket pikturës u shpreh: “Jam munduar ta kalojë në atë fazë pa e bërë aspak banale. Qëllimi im është shumë larg vulgares. Kalon deri diku në instalacion pastaj, një marrëdhënie që krijoj unë me veprën time”.
Ndërsa, për stilimin tha: “Kam nisur shumë herët të stiloj, të ricikloj le të themi si femrat që përgjithësisht duan të arrijnë gjërat. Edhe unë që e vogël ashtu, pastaj në adoleshencë duke formuar karakterin, duke eksploruar.
Ajo ka qenë periudha që unë kërkoja të dilja në atë fusha. Derisa e kuptova dhe u binda që unë di ta bëjë atë punë”.











