LIFESTYLE, 28 Maj 2022, 09:10

“Ose me binjakët ose me mua”, Klea Huta detyron Elgitin të zgjedh publikisht

“Ose me binjakët ose me mua”, Klea Huta detyron Elgitin të

Elgit Doda dhe Klea Huta janë një ndër çiftet më të konsoliduara shqiptar. Mirëpo, duket se gjërat mes tyre nuk shkojnë gjithmonë mirë. Kjo pasi këngëtari është shumë i angazhuar kohët e fundit me koncerte. Ai bashkë me vëllezërit Veshaj janë çdo fundjavë në qytete të ndryshme. Mesa duket Klea është lodhur nga kjo situatë dhe plot të qeshura i ka kërkuar të shoqit të bëjë një zgjedhje mes tyre.

“E vërteta është që bashkëshortin tim nuk e shoh më në shpi jo vetëm për shkak të koncerteve por per shkak të këtyre të dyve, ia kam thënë shumë shpesh që do të firmosësh diçka, dhe sot i kam sjellë letrën e divorcit.

I kam thënë që nëse e nënshkruan letrën do të ndahesh me mua dhe do të rrish me ata të dy, nëse nuk e nënshkruash do të rrish me mua”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid.