LIFESTYLE, 24 Maj 2024, 18:43

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë ndarë? Moderatori zbulon të vërtetën

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë ndarë? Moderatori zbulon

Aludimeve se çifti Graciano Tagani dhe Argjira Spanca janë ndarë, u ka dhënë fund moderatori Edi Manushi.

Manushi ka publikuar një foto me çiftin, duke nënkuptuar se mes tyre nuk ka asnjë krizë dhe se janë bashkë e të lumtur.

“Më bashkë se kurrë!”, shkruan Manushi.

Kujtojmë se thashethemet rreth ndarjes së çiftit nisën pas hyrjes për herë të dytë në Big Brother Vip 3 të Gracianos, i cili ndryshe nga hera e parë, nuk mori asnjë lloj mbështetjeje publike nga partnerja e tij Argjira.

Kjo e fundit, e pyetur gjatë emisionit ‘E diell’, pranoi se në marrëdhënien e tyre ka një ngërç, por shtoi se kur Graciano të dalë nga shtëpia vip, do ta diskutojnë, pasi gjithçka e kishin lënë pezull.

Siç duket, me daljen e Graciano, çifti janë sqaruar dhe kanë vendosur të çojnë përpara marrëdhënien e tyre 6-vjeçare.