LIFESTYLE, 18 Maj 2024, 16:21

Dua Lipa në listën e njerëzve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën 40 vjeç, zbulohet vlera neto e saj

Dua Lipa në listën e njerëzve më të pasur në

Këngëtarët Dua Lipa dhe Harry Styles janë renditur ndër njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar nën moshën 40 vjeç. Pasuria neto e të dy këngëtarëve u publikua si pjesë e edicionit të parë të Listës së të Pasurëve të ‘The Sunday Times 2024’.

Në listën 40 Under 40, ishte Ed Sheeran ai që u emërua si muzikanti me pasurinë më të madhe në 2024. Këngëtarja e muzikës pop me origjinë shqiptare Dua Lipa është gjithashtu e emëruar në listën për vitin 2024, dhe në pozitën e përbashkët të 29-të me yllin e Harry Potter, Daniel Radcliffe. Secili prej tyre ka një pasuri prej 90 milionë paund.

Të tjerë nga bota e muzikës që përbëjnë listën kryesore të të pasurve përfshinin Sir Elton John, i cili theu rekorde për paraqitjen e tij në Glastonbury verën e kaluar, ish-Spice Girl Victoria Beckham e cila renditet së bashku me bashkëshortin e saj David dhe legjendën e West end Lord Andrew Lloyd-Webber.