TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Ardit Çuni ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”.
Ai ka treguar se do t’i bëjë një propozim Beniadës pasi ajo të dalë nga shtëpia.
Këngëtari tha se ka shkruar dy balada dhe në njërën prej tyre dëshiron të ketë Beniadën si pjesë e klipit,
“Do të bëhemi gati për dy balada. E para shpresoj që në fund të janarit.
Dua që në videoklip të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada. Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vitë që pret në sirtar.
Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do të ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge”, është shprehur Arditi.
Kujtojmë se Arditi dhe Beniada krijuan një marrëdhënie të ngushtë brenda Big Brother VIP.
Këngëtari ka deklaruar se po e pret jashtë dhe që të njihen më tepër.