TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-konkurrenti i Për’Puthen, Atdhe Xharavina është një përsonazh që di të jetë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Së fundmi ai ka folur rreth raportit të tij të shumëpërfolur me moderatoren Bora Zemani dhe nuk ka lënë pa thumbuar edhe ish-të dashurin e saj Donald Veshaj.
Ish-konkurrenti sqaroi të gjitha fotot dhe videot që kanë qarkulluar vitin e fundit në rrjet, ku aludohej se kishte diçka me Bora Zemanin. Për sa i përket fotos që mori gjithë vëmendjen e portaleve, ku Atdhe Xharravina mbante dorën e një vajze që u aludua se ishte Bora Zemani, si tha se ishte thjesht një rastësi dhe se ajo ishte një vajzë tjetër me të cilën po përpiqej të njihej.
Gjithashtu ai komentoi edhe një foto tjetër ku dukej ai në makinë me një vajzë të veshur me kostum sportiv, për të cilën gjithashtu plasën thashethemet dhe spekulimet në rrjet se bëhet fjalë për moderatoren
“Ato kostume mundi ti ketë çdo gocë dhe kjo foto është diku nga korriku. Nuk e di se kush ishte. Nuk ka qenë Bora s’e besoj. Nuk e di a jam vetë unë aty.”, sqaroi ai.

Ndër të tjera moderatorja i kërkoi atij të tregonte mesazhet e fundi me Bora Zemanin, por në fakt mesazhet që ai tregoi ishin me shoqen e ngushtë të quajtur Sibora dhe jo me moderatoren. Atdheu edhe foton e Borës që ai vetë kishte publikuar në Instagramin e tij, ku shkruante se i mungonte shumë. Sipas tij dedikimi nuk ishte për moderatoren, por për vetë programin, ku dhe ai ishte pjesë gjatë sezonit të parë.
”Ishte boomerang (video), jo foto, po njerëzit e kanë bërë screenshoot, me fytyrën e gocës (Borës) dhe me mbishkrimin tim. Por që ta shohësh atë boomerang, kupton që kam kapur edhe opinionistin , edhe emisionin, sepse ishte puntata e parë e sezonit të ri. Dhe thash që: ‘Tani që po të shoh nga ekrani, po kuptoj sa më mungon’, e kisha për Përputhen”, tha Atdheu.

I pyetur se me kë nga banoret e BBV do të flirtonte, ai nuk la pa thumbuar edhe pse tërthorazi, aktorin Donald Veshaj. Ai u përgjigj se do të flirtonte me këngëtaren Beatrix Ramosaj duke shtuar se ajo është më e bukura aty. U duk sikur i shpalli “luftë të hapur” Donald Veshajt, kur shprehu që fitoftë më i miri madje tha se ai fiton gjithmonë në situata të tilla.
“Me Beatrixën do flirtoja. Fitoftë më i miri, por unë kam fituar gjithmonë në raste të tilla. Beatrixa është më e bukura aty, e njoh nga jashtë edhe mamanë e saj e kam shumë shoqe.”, tha ish-konkurrenti i Për’Puthen.




