LIFESTYLE, 12 Korrik 2022, 21:39

Aleksia Peleshi zbulon pasionin e të atit, publikon videon funny me ministrin

Aleksia Peleshi zbulon pasionin e të atit, publikon videon funny me

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duket se nuk i ka mirë punët me kuzhinën. Vajza e tij, Aleksia, e cila është mjaft e ndjekur në rrjete sociale, ka ndarë së fundmi një video ku tregon pasionin e të atit për gatimin. “Babi ka zbuluar një hobi të ri: gatimin. Sot iu dogjën içik patatet po s’ka gjë”, shkruan ajo.

Kujtojmë që Aleksia konfirmoi disa muaj më parë se i ka dhënë fund lidhjes me aktorin e humorit, Romeo Veshaj. Ajo theksoi se ishte nxituar duke e bërë lidhjen publike por nga ana tjetër ishte ndjerë e sigurt pasi aktori e kishte prezantuar si të fejuarën dhe se madje kishin bërë plane për martesë.