TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sapo është betuar si kryebashkiak për herë të dytë radhazi për kryeqytetin, Erion Veliaj, i cili në nisje të fjalës së tij falenderoi kryeministrin Rama për besimin, i cili edhe ishte present në këtë mbledhje, por edhe shprehu se kishte rënën në dashuri me Tiranën e për këtë ishte shumë i lumtur.
“Falenderoj Edi Ramën për mbështetjen dhe Partinë Socialiste dhe sot jam dyfish i nderuar për besimin që mu dha nga PS dhe nga qytetarët e Tiranës, dhe e kuptoj edhe Edi Ramën kur ma ka dhënë detyrën se sa të vështirë e ka pasur.
Kam rënë në dashuri me Bashkinë, nostalgjia e një vendi që ke kaluar me përkushtim ditë të tëra. Nuk mjafton vetëm të krijojmë një histori të Tiranës, duhet ta komunikojmë këtë histori të Tiranës, reformave dhe punës në administrimin e Tiranës”, tha Veliaj gjatë fjalës së tij.