TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që të zyrtarizojnë ditën e sotme koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Lajmin e bën të ditur Naim Murseli, këshilltari i politik i Behgjet Pacollit.
“Sot deri në ora 18:00 do të deklarohet koalicioni parazgjedhor me LDK-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një bashkëpunim konstruktiv dhe i natyrshëm. Një listë e përbashkët e një koalicioni fitues”, shkruan Murseli.
Afati për dorëzimin e koalicioneve në KQZ përfundon sot në orën 18:00. KQZ ka njoftuar më herët se deri më tani asnjë koalicion nuk është dorëzuar në këtë institucion.