AKTUALITET, 14 Mars 2020, 17:33

Rama tjetër njoftim me rëndësi: Mbyllen të gjitha pikat kufitare në Shqipëri

Rama tjetër njoftim me rëndësi: Mbyllen të gjitha pikat

Qeveria ka vendosur të mbyllë të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë, Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë duke filluar nga mesnata e ditës së nesërme.

Vendimi u publikua pak më parë nga kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

? NGA NESËR, E DIELË 15 MARS NË MESNATË, ORA 00.00, TË GJITHA HYRJET TOKËSORE NË SHQIPËRI NGA MALI I ZI, KOSOVA, MAQEDONIA E VERIUT DHE GREQIA, DO TË MBYLLEN PËR TË GJITHË UDHËTARËT ME AUTOBUS, MIKROBUZ APO VETURË!

? KUFIRI TOKËSOR I SHQIPËRISË DO TË QËNDROJË KUDO I HAPUR VETËM PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE ? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!