AKTUALITET, 19 Qershor 2019, 21:55

LAJM I FUNDIT/ Ndalohet nga policia live Bardh Spahia, nuk zbret nga makina

LAJM I FUNDIT/ Ndalohet nga policia live Bardh Spahia, nuk zbret nga makina

Është ndaluar ‘live’ ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia. Spahia ishte i ftuar në lidhje të drejtpërdrejtë në Top Channel në emisionin “Open”.

Në momentin që ish-deputeti tenton të futet në ambjentet e televizionit dy policë e ndalojnë në derë. Ai nuk zbret nga makina dhe shprehet se ky ndalim është bërë më urdhër të Ballës.

Më pas Spahia debaton me Taulant Ballën, i cili gjithashtu ndodhet aty në ato momente, dhe i thotë se duhet të ishte në Shkodër.

Debati

Spahia: Ja shiko si u ka dhënë Balla urdhrin për arrestimin tim

Balla: Unë nuk debatoj me terrosita.

Spahia: Ja si u ka dhënë urdhëra Balla nga studio. Kjo është skandaloze, ky ësthë tekst diktatorial.

Balla: Duhet të ishe në Shkodër, ke qenë deputet aty.

Saphia: Nuk më kanë ndaluar ende, po kërkojë arsyen e ndalimit.