AKTUALITET, 10 Shkurt 2018, 15:33

"Lungomarja" e Ramës në Vlorë, nisin dëmtimet e para

"Lungomarja" e Ramës në Vlorë, nisin dëmtimet e

Ka pak kohë që përfundoj dhe nisën problematikat e dëmtimet e para në “Lungomare”.

Projekti që mori jetë së fundmi duke i ndryshuar formë dhe faqe gjithë vijës bregdetare të qytetit turistik i financuar nga BE-ja me një fond prej rreth 8.2 milionë euro , vlerësohet një ndër investimet më të mëdha të kryera në qytetin e Vlorës. Vlora News, sjell pamjet ku paraqiten koshat e rrëzuar përtokë, e mbetje të hedhura gjithandej.

Ajo çka bie në sy janë kamerat e sigurisë të vendosura me qëllim monitorimin dhe parandalimin e incidenteve në pjesën më strategjike dhe të bukur të qytetit.

Në këtë mënyrë edhe autorët e këtyre akteve do të identifikoheshin por deri më tani shohim vetëm dëmtime, e asnjë person të cilësuar si përgjegjës. Me sa duket kjo shërben si indicie që veprimtaria e kategorisë që vetëm shkakton dëme do të vijojë./Vlora News/

[gallery ids="68201,68199,68200,68202"]