AKTUALITET, 15 Shtator 2018, 19:53

Aksident fatal, humb jetën shqiptari në Greqi (fotot)

Një shqiptar ka humbur jetën në Kretë të Greqi pas një aksidenti të ndodhur këtë pasdite.

Siç raportojnë mediat lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16 në rrugën “Akrotiri” në Chania. Viktima, një shqiptar 48 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, teksa ishte duke drejtuar një motor, është përplasur me një automjet.

Impakti rezultoi fatal për 48-vjeçarin i cili humbi jetën, teksa po transportohej në spital nga ekipet e ndihmës së shpejt, që u thirrën në vëngre pas aksidentit.

mixani-troxaio2

Që shqiptari u transportua i pajetë në spitalin në Chania, e konfirmoi një zyrtar i institucionit shëndetësor.