LIFESTYLE, 22 Janar 2018, 13:18

Kur gjithçka shkëlqen mbi tapetin e kuq

Kur gjithçka shkëlqen mbi tapetin e kuq

Femrat e “Hollywood”-it e kthyen tapetin e kuq në të zi gjatë eventit të “Golden Globes”, duke u solidarizuar me viktimat e ngacmimit seksual. Por pasi e bënë të qartë idenë e tyre iu rikthyen shkëlqimit, mbrëmjen e së dielës, pasi u shfaqën me veshjet me temina dhe xixa në eventin e 24-të të “Screen Actors Guild Awards”, në Los Angeles.

Dy javë më parë ato shmangën ngjyrat si një protestë e ngacmimeve seksuale në “Hollywood” dhe më gjerë, por mbrëmë Halle Berry, Margot Robbie, Nicole Kidman dhe Allison Williams i hapën rrugë shkëlqimit me fustanet vezulluese.

Yjet i shtuan ngjyra tapetit të kuq dhe zgjodhën veshje seksuale, me detajet e të çarave apo të teminave.

Disa prej tyre madje guxuan me fustanet e tejdukshme, duke treguar se është koha dhe vendi për një paraqitje seksi.

[gallery ids="59572,59573,59574,59575,59576,59577,59578,59579,59580,59581,59582,59583,59584,59585,59586,59587,59588"]