LIFESTYLE, 22 Janar 2018, 11:11

Femrat më të bukura të ekranit, deputeti jep 3 emra

Femrat më të bukura të ekranit, deputeti jep 3 emra

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe gazetarja sportive Ilda Bejleri janë përfolur për një lidhje dashurie. Ata janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe pse e kanë mohuar mundësinë e të qënurit në një marrëdhënie së bashku.

Për këtë çështje deputeti i Partisë Demokratike ka folur për herë të parë në emisionin e Rudina Dembacaj. Deputeti demokrat tha se është një çështje që nuk ka interes për publikun dhe se për këtë arsye nuk vlen që të diskutohet.

Por Rudina Dembacaj  e ka pyetur se kush janë 3 femrat më të bukura të ekranit me të cilat do donte të kalonte një fundjavë, deputeti i PD-së është shprehur: “Ilda Bejleri, Nevina Shtylla dhe Marina Vjollca”.

[gallery ids="59480,59478,59479"]