TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona duket se e ka humbur besimin te trajneri Valverde dhe eliminimi nga Superkupa e Spanjës, mund të rezultojë fatale. Eliminimi nga kjo Superkupë mund të ndikojë në të ardhmen e Valverdes dhe me shumë gjasa do të shkarkohet në ditët në vijim.
Katalanasit po punojnë për të gjetur një pasues të trajnerit dhe në krye të listës qëndron ish-mesfushori Ksavi Hernandez. Trajneri që aktualisht ka nën drejtim Al Sadin, e ka pranuar se ka ëndërr që të drejtojë skuadrën e Barcelonës.
“Nuk kam marrë asnjë ofertë nga Barcelona. E kam takuar Abidalin sepse është shoku im. Nuk mund të flas se çfarë do të ndodhë me Barcelonën për sa kohë klubi dhe Valverde janë të lidhur.
E gjithë bota e di që të drejtoj Barcelonën është ëndrra ime por unë jam trajner i Al Sad dhe jam i fokusuar aty”, tha Ksavi.