AKTUALITET, 12 Janar 2020, 13:22

Hysaj dhe Strakosha “kalojnë klasën”: Pikët janë për meritë të portierit

Hysaj dhe Strakosha “kalojnë klasën”: Pikët janë


Thomas Strakosha arriti të fitonte derbin shqiptar mbrëmjen e djeshme duke mundur Napolin me rezultatin 1-0.

Skuadra e Lacios arriti në këtë mënyrë edhe fitoren e 10 radhazi, duke e rikonfirmuar momentin fantastik që po kalon këtë sezon dhe rivalitetin me Interin e Juventusin.

Strakosha ishte vendimtar me pritjet e tij në këtë takim, duke e mbajtur portën e paprekur, por vlerësim pozitiv ka marrë edhe Hysaj. Megjithëse skuadra e tij u mund, paraqitja e Hysajt ka qenë e mirë dhe mediat italiane e kanë vlerësuar. “Eurosport.it”, i jep notën 7 portierit dhe 6.5 mbrojtësit shkodran.

“Thomas Strakosha 7: Bën dy pritje me rëndësi të madhe dhe të dyja ia pret Insinjes. Nëse Lacio mori 3 pikë në këtë ndeshje, shumë merita janë të portierit.

Elseid Hysaj 6.5: Jo keq. Vuan në të djathtë presionin e Luliç por e ndjek mirë dhe është shumë preciz”, shkruhej në vlerësimin për mbrojtësin.