AKTUALITET, 12 Mars 2020, 23:04

Kryeministri i Kanadasë në vetëizolim, bashkëshortja testohet për COVID-19

Kryeministri i Kanadasë në vetëizolim, bashkëshortja

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe gruaja e tij, janë vendosur në vetëizolim, për shkak të dyshimeve për infektimin nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trudeau, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, pasditen e sotme.

“Sophie kohët e fundit u kthye nga një event në Mbretërinë e Bashkuar dhe natën e kaluar ajo kishte disa simptoma të buta, të ngjashme me gripin. Ajo është më mirë, por pas këshillës së mjekut tonë, ajo është vetëizoluar, ndërsa po presim rezultate për testin e COVID-19”, shkruan ai.

Kryeministri kanadez njoftoi gjithashtu se edhe ai është vetë-izoluar, deri në marrjen e përgjigjeve të testit të bashkëshortes.

“Sot, unë do të flas me disa liderë botërorë dhe do të bashkoj ministrat për diskutimin e një komiteti kabineti mbi COVID-19.”, shtoi ai.