AKTUALITET, 12 Mars 2020, 22:15

Rama justifikon mesazhin në telefonat e shqiptarëve: Jemi në luftë, mos më gjykoni!

Rama justifikon mesazhin në telefonat e shqiptarëve: Jemi në

Kryeministri Edi Rama ka justifikuar mesazhin zanor që u shfaq në telefonat e shqiptarëve pasditen e së enjtes sa herë ata donin që të telefonin të afërm të tyre. në intervistën që dha për “Opinion”, Rama u justifikua për veprimet e tij me logjikën, “jemi në luftë” ndaj mos më gjykoni për ato që po bëj.

“Ka disa vende që e kanë bërë më parë atë mesazh. Sepse kjo është luftë dhe unë dal në telefon ashtu si edhe të tjerë që e kanë bërë më parë. Nuk është shpikja ime. Do të doja të ishte, por nuk është” – tha Rama që nuk i kurseu akuzat për mediat dhe gazetarët.

“Orët në studio janë bërë për ti hedhur mish audiencës. Si një kolegia juaj që thoshte hajde ta marrim 127 në telefon. Pse a është 127 për tu tallur është?” – tha Rama.