TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Ylli Rakipi, ka folur me anë të një lidhje direkte, në emisionin e Artur Zhejit, lidhur me shtet-rrethimin dhe masat e marra nga qeveria për të luftuar koronavirusin.
Rakipi tha se masat radikale të marra nga qeveria janë të duhura, sepse në mungesë të infrastrukturës dhe nje sistemi shëndetësor shumë të kualifikuar, këto janë të vetmet masa që mund të frenojnë përhapjen masive të virusit.
Por, Rakipi tha se qeveria nuk po lejon median të bëjë punën, duke u bërë burimi i vetëm i informacionit dhe duke mos lejuar mjekët të prononcohen, në mënyrë që media të verifikojë dhe pasqyrojë në mënyrë të pavarur informacionin, për qytetarët.
“Jemi në një situatë mjaft të vështirë, nga më të vështirat.
Po mendoja se nuk është koha të flasim kundër qeverisë edhe kur ajo vepron gabim. Të bëjmë një përpjekje që të jemi të gjithë bashkë përballë një të keqe të madhe.
Por, ndërkohë që mendoja këtë, shoh që ne sot kemi një kryeministër, që përpiqet të jetë protagonist në këtë të keqe të madhe.
Nuk e di a jeni bërë me dije, por një pjesë e rëndësishme e medias ka protestur, sepse nuk ka transparencë, sic ndodh në botë.
Jemi dakord të vihemi përballë masave ekstreme, të mbyllemi në shtëpi, të privojmë liritë tona, për jetën tonë dhe jetën e të afërmve tanë. Por, ne jemi përballë një terri mediatik. Media është një pushtet që ka për detyrë të informojë. Nuk mund t’i informojë shqiptarët vetëm Edi Rama dhe ERTV-ja.
Cfarë është duke fshehur Italia përshembull? A e keni parë si flasin mjekët italianë, gazetarët italianë?
Ne jemi përballë një agresioni, kur kryeministri të del në telefon dhe të bllokon telefonin kur merr të afërmit", tha Rakipi