AKTUALITET, 12 Mars 2020, 21:10

Bardh Spahia publikon videon denoncuese: Papërgjegjshmëri kriminale, stafi i ambulancës pa veshje mbrojtëse transporton një pacient me COVID-19

Bardh Spahia publikon videon denoncuese: Papërgjegjshmëri kriminale,

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, ka publikuar një video ku denoncon një rast transportimi të një pacienti me COVID-19 por që stafi i ambulancës nuk kishte veshje mbrojtëse.

Ngjarja sipas Bardhit ka ndodhur tek Spitali Infektiv që është kthyer në spitalin pritës në Shqipëri për personat e prekur nga koronavirusi teksa ish- deputeti e cilëson si papërgjegjshmëri kriminale.

Mesazhi i Spahisë

PAPERGJEGJSHMERI KRIMINALE

Fatkeqesisht ky eshte REALITETI edhe tek INFEKTIVI, qendra kyce e trajtimit mjekesor per te infektuarit me coronavirus. Stafi i autoambulancave po transporton nje pacient te prekur nga COVID-19 pa veshjet mbrojtese. Sic u denoncua nje dite me

pare nga mjeku i urgjences, Ilir Allkja, ende mungojne ose jane te pamjaftueshme mjetet mbrojtese per ta! Kur do ta kuptoje Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu qe pajisjet mbrojtese nuk mbrojne vetem stafet mjekesore, por pengojne edhe perhapjen e virusit tek qytetaret e tjere?!

Kjo eshte papergjegjshmeri kriminale!!!!

https://www.facebook.com/100009522289777/videos/2559999560994095/