AKTUALITET, 29 Korrik 2020, 09:01

Kryeministri Hoti dhe Vuçiç përballë sot në Samitin virtual të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Hoti dhe Vuçiç përballë sot në Samitin


Ashtu siç ishte parashikuar, Këshilli Atlantik do të mbajë sot një samit virtual me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç. Shtetet pjesëmarrëse janë Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Në njoftimin e Këshillit thuhet se folësit kryesorë do të jenë, Avdullah Hoti, Aleksander Vuçiç, Stevo Pendarovski, Zoran Tegeltija dhe Dragica Sekulic. Po ashtu mësohet se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për veprime praktike për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal ekonomik, njofton KP.

“Këta hapa konkretë do të ndihmojnë rajonin të dalë nga ndikimi shkatërrues i COVID-19 me mundësi më të mëdha të zhvillimit ekonomik. Kjo marrëveshje do të tregojë përkushtimin e udhëheqësve për të nxitur rritjen ekonomike duke ndjekur lëvizjen e lirë të mallrave, personave dhe shërbimeve përtej kufijve të rajonit. Masa gjithashtu do të vërë në lëvizje një plan të rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përshpejtimin e vendosjes efektive të fondeve të rimëkëmbjes nga COVID-19″, thuhet në njoftim.