AKTUALITET, 20 Maj 2020, 23:01

Kryemadhi tregon hapat e radhës për Zgjedhoren: Në mbledhje me Metën do të çoj Vasilin

Kryemadhi tregon hapat e radhës për Zgjedhoren: Në mbledhje me

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar në emisionin “Byro Politike” se kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët për qëndrimin e tyre për Reformën Zgjedhore, të cilët sipas saj janë mashtruar nga ndërkombëtarët.

Kryemadhi tha se, nëse do të presin qëndrimin e Edi Ramës për të vendosur për hapin e radhës, dhe më pas do të dëgjohet edhe opinioni i ndërkombëtarëve.

Ajo u shpreh se, njësoj si Partia Demokratike, as LSI-ja nuk do të çojë përfaqësues në tryezën e së nesërmes për Zgjedhoren, ndërsa zbuloi se vetë ajo nuk do të jetë në takimin me presidentin, por do të përfaqësohet nga nënkryetari i LSI.

“Po ata janë çift nuk i ndajmë dot. Në rast se Rama nuk i pranon kushtet tona do dëgjojmë se çfarë do thonë ambasadorët.

Por ata shprehin edhe interesa të kompanive të vendeve të tyre në Shqipëri dhe anojnë. Ne kemi qenë gati ta mbyllim Reformën. Por do të dëgjojmë njëherë përgjigjen e qeverisë.

Do të hyjmë në zgjedhje, por jo me Edi Ramën. Kemi marrë garanci nga partnerët ndërkombëtarë të cilët janë mashtruar nga Edi Rama. Nuk e di çfarë do të flitet në mbledhje se kam 3-4 ditë pa e takuar Metën. Dhe unë thashë do të çoj Tit Vasilin se nuk do të shkoj të zihem aty”, tha Kryemadhi.