AKTUALITET, 16 Nëntor 2019, 11:34

Kryemadhi takim me senatorin amerikan të shtetit Delaware, kërkon vëmendje më shumë nga SHBA për Shqipërinë

Kryemadhi takim me senatorin amerikan të shtetit Delaware, kërkon



Ditën e sotme kryetarja e LSI-së- Monika Kryemadhi në SHBA ka zhvilluar një takim me senatorin amerikan që përfaqëson shtetin e Delaware gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Ajo ka folur me Christopher Coons për Shqipërinë por edhe çështje të nxehta të politikës së jashtme të rajonit, ndërkohë që i ka kërkuar një vemendje më të shtuar të SHBA dhe Senatit të saj për Shqipërinë.

“Me Z.Christopher Coons, Senator i Delaware dhe stafin pata kënaqesinë të ndaja mjaft probleme çështje të brendshme në Shqipëri, por edhe disa nga argumentet më të nxehta të politikës së jashtme të rajonit tonë. Kërkova një vemendje më të shtuar të SHBA dhe Senatit të saj për Shqipërinë”, shprehet Kryemadhi.

Në vend vijon kriza politike dhe së fundmi edhe ngërçi për Gjykatën Kushtetuese. Një ditë më parë në një konferencë urgjente për mediat Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin për ngërçin në Kushtetuese. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur. Ai deklaroi se më këtë situatë alarmante popullit i ngelen tre rrugë: “Ose njerëzit të marrin armët që është e papranueshme, ose të pranojnë gjendjen, ose të largohen”.