TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lionel Mesi ka përfunduar dënimin e tij në arenën ndërkombëtare dhe është kthyer menjëherë protagonist për të dënuar pikërisht atë që e kishte sjellë këtë ndëshkim, Brazilin. “Pleshti” ka qenë protagonist i ndeshjes së fituar sot me shifrat 1-0, pasi ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes për ekipin e tij.
Gjatë Kupës së Amerikës, Mesi lëshoi akuza të rënda ndaj organizatorëve të CONMEBOL, duke deklaruar se po ndihmonin Brazilin për të fituar trofeun e kjo ishte arsyeja se pse u ndalua të luante për tre muaj me ekipin. Por ai mbaroi këtë pezullim dhe që në mundësinë e parë që iu dha bëri diferencën.
Në fakt, ishte Brazili që kishte mundësinë më të mirë për të kaluar shpejt në avantazh, por Gabriel Zhezus shpërdoroi mundësinë që iu shfaq duke e çuar topin jashtë. Pak minuta më vonë ishte Mesi që ekzekutoi një penallti nga ana tjetër, duke gabuar edhe ai, por duke u treguar i shkathët që të shtynte në rrjetë topin që u grushtua nga Alison.
Më pas ndeshja foli më shumë për Argjentinën, që krijoi raste të tjera me Mesin por edhe me Lautaro Martinez, i cili kërkon gjithnjë e më shumë të bëhet protagonist në këtë projekt të ri, por shifrat nuk ndryshuan më.