AKTUALITET, 29 Shkurt 2020, 10:00

2,920 viktima dhe 85 mijë të infektuar nga koronavirusi në rang global

2,920 viktima dhe 85 mijë të infektuar nga koronavirusi në rang


Ka shkuar në 2920 numri i viktimave nga koronavirusi në rang global, ndërsa më shumë se 85 mijë njerëz janë infektuar.

Virusi vdekjeprurës, i cili “shpërtheu” nga qyteti i Wuhanit ka ulur ritmet e vrasjes në Kinë, duke shënuar 47 të vdekur dhe mbi 400 raste të reja. Ndërkohë 594 raste të tjera janë zbuluar brenda 24 orëve të fundit në Korenë e Jugut. Por virusi nuk ka mbetur në vend, duke u përhapur kudo në Europë dhe në SHBA.

SHBA ka konfirmuar rastin e 63 me koronavirus brenda pak orëve, ndërsa presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në vendet e prekura. Prej koronavirusit, i cili është përhapur në mbi 40 vende të botës, presidenti Trump anuloi takimin me liderët e Aleancës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Las Vegas, Nevada.

Kompania gjigande e blerjeve online Amazon ka pezulluar gjithë intervistat e punës, ndërsa Bill Gates është shprehur se koronavirusi mund të ishte patogjeni i shekullit.

Ndërkohë situate nuk duket më e mirë edhe në vendin fqinjë në Itali, ku harta e të infektuarve zmadhohet çdo ditë e më shumë.

Deri më tani numri i të vdekurve ka arritur në 21, ndërsa të infektuarit janë mbi 820 qytetarë.

Megjithatë ka ende shpresë pasi 46 të tjerë janë rikuperuar gjatë periudhës së karantinimit. Shkollat në Lombaridi, Emilia Romana e Veneto vijojnë të mbyllura duke shënuar ditën e 8-të.