AKTUALITET, 7 Mars 2019, 00:02

Kryemadhi: PS po punon që në maj te kemi zgjedhje të parakohshme

Kryemadhi: PS po punon që në maj te kemi zgjedhje të parakohshme

E ftuar në emisionin “Opinion”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se protesta e 16 marsit do jetë më e madhja që ka zhvilluar ndonjëherë opozita.

Ajo shprehet e bindur që vendi do shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, madje shton se vetë Partia Socialiste po përgatitet që zgjedhjet e parakohshme të zhvillohen në muajin maj. Po sipas saj, do të shtyhen edhe zgjedhjet vendore.

“Partia Socialiste po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme në fund të muajit maj. Zgjedhjet lokale do të shtyhen në muajin shtator-tetor” – tha ajo.