AKTUALITET, 6 Mars 2019, 20:15

Klevis Balliu lexon publikisht mesazhin që ministrja Balluku i ka nisur privatisht: Nëse do të dish…

Klevis Balliu lexon publikisht mesazhin që ministrja Balluku i ka nisur

I pranishëm në protestën e banorëve të Astirit, ish-deputeti Klevis Balliu ka ndarë sot me ta një mesazh që, sipas tij, i ka ardhur në telefon nga ministrja e energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në mesazh kërkohej një vlerësim nga ish-deputeti për cilësinë e shërbimit, pas një vizite që ai kishte bërë në një nga zyrat e transportit rrugorë në Tiranë.

“Ministja kërkon vlerësimin tim për cilësinë e shërbimit dhe unë këtë vlerësim vendosa ta jap së bashku me banorët e Astirit. Doni të dini vlerësimin? Ai është zero. Nëse doni realisht të dini vlerësimin ejani këtu”, tha Balliu.

Postimi i plotë në facebook:

Ministrja Balluku vendos të më nisë një SMS.

Këtë SMS unë vendosa ta ndaj me heronjt e Unazës së Re.

Ministja kërkon vlerësimin tim për cilësinë e shërbimit dhe unë këtë vlerësim vendosa ta jap së bashku me banorët e Astirit.

DONI TË DINI VLERËSIMIN?

000000000000000

Duam DREJTËSI për Unazën e Re.

Duam DREJTËSI për aferën.

ANULLO projektin

ANULLO projektin