TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për Faxnews ndër të tjera shprehu besimin e saj se Gjykata Kushtetuese do të kthejë procedurën e lënies së mandateve, ndërsa e ka cilësuar minishengenin si një nismë antishqiptare.
Keni kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe duket pak e vështirë në fakt që të bini në dakordësi me Kryeministrin Rama, a do të përdorni Gjykatën Kushtetuese, do të ankimoni mandatet?
Nuk është se kemi kërkuar ne zgjedhje të parakohshme, ne kemi kërkuar që në momentin që dogjëm mandatet sepse kishim një Parlament prodhuar me deputetë që vinin si rezultat i votave të blera nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar.
Zgjedhjet e parakohshme ja ka kërkuar Bashkimi Europian, ja ka kërkuar Bundestagu gjerman pra 9 kushtet e Bundestagut janë shumë të qarta ku kërkojnë miratimin e reformës zgjedhore dhe implementimin e saj që do të thotë zgjedhje. Kështu që kjo është shumë e thjeshtë, nuk është tashmë zgjedhjet e parakohshme një kërkesë e opozitës. Rama po kërkon t’i spostojë dhe po të shikoni tërheqja e vëmendjes me gjendjen e jashtëzakonshme, sepse ajo që të bën përshtypje që në fakt rrallë herë kapet. Ne kemi krijimin e një Ministrie Rindërtimi dhe ndërkohë kemi dhe një zvarritje, zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme. Ose gjendjen e jashtëzakonshme ose Ministrinë e Rindërtimin nuk mund t’i bësh dot të dyja, por ne i kemi të dyja. Kemi debatin që është i hapur tashmë për mini-shengenin.
Një debat për të cilin ai është i gatshëm t’ja dhuroj Shqipërinë, Serbisë siç është, si llokum. Vetëm e vetëm që të mos flitet më për zgjedhjet e parakohshme, vetëm e vetëm që të mos flitet më për dështimet e Ramës që ka mbi kurrizin e tij. Ajo që themi ne dhe që është e domosdoshme, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për Partinë Socialiste jo për opozitën. Opozita është në një komoditet të jashtëzakonshëm, ndryshe nga herët e tjera sepse nuk është palë. Nuk është palë e një Parlamenti të cilin, që mund të ishim në Parlament ju besoj se e dini që ai kishte 74 vota, 78 ja dhe dy tre që mund t’i blente siç ndodh gjithmonë.
Ja 81, 82 dhe cili do të ishte roli i opozitës nëse në Parlament ne do të vazhdonim të gjuanim me këpucë, të gjuanim me vezë, të gjuanim me bojë, të bënim amendamente, të propozonim ligje, të propozonim ndryshime kushtetuese, të propozonim gjëra pafundësisht që i kemi propozuar në dy vitet e para dhe arroganca po themi dhe shkelja pa asnjë lloj ndërgjegje nga mazhoranca ishin të jashtëzakonshëm. Mjafton të kujtojmë Prokurorin e Përkohshëm që u zgjodh me 69 vota ku në Kushtetutë nuk ka Prokurorë të Përkohshëm por edhe sikur duhet me 84 vota. Ai e zgjodhi me 69 edhe mori vetëm një letër rekomandimi nga Romana Vlahutin.
Pra Romana Vlahutin ishte më e madhe se Kushtetuta e shqiptare, ishte më e madhe se Gjykata Kushtetuese, ishte më e madhe se Parlamenti, ishte më e madhe se çdo gjë tjetër, e para. E dyta propozimi i LSI dhe që kemi bërë bashke me ICITAP-in dhe Ambasadën Amerikane për ligjin e Vettingut në polici në qoftë se e mbani mend. U bënë 29 amendamente të cilat u pranuan politikisht, u miratuan për momentin dhe pas 2 ose 3 muajsh i rikthyen edhe një here prapa dhe i anuluan të gjitha.
Pra janë disa gjëra që qëndrimi i opozitës në Parlament do të ishte thjeshtë një rrogë për deputetët edhe ndonjë qokë midis njëri tjetrit, dikujt ndonjë vëlla ose kunat në magjistraturë, dikujt ndonjë burrë ose grua në një administratë shtetërore e kështu me radhë. Kështu që pozicionimi I daljes së opozitës në rrugë dhe unifikimi I saj me qytetarët, krijoi kartën e moralit të opozitës, sigurisht që ne nuk jemi perfekt, sigurisht që ne kemi problemet tona përsa i përket organizimit të cilat do t’i rregullojmë gjatë rrugës sepse mos të harrojmë që kemi një opozitë që është përballë një strukture kriminale të organizuar ndërkombëtare.
Pra nuk është thjeshtë një Edi Ramë që përfaqëson një grup rilindasish që vijnë nga disa NGO, por është një strukturë kriminale e cila paguhet me paratë e drogës, trafikut të drogës, trafikut të armëve, terrorizmit e shumë e shumë aspekte të tjera dhe pas tij, që mjafton të shikojmë propozimet e fundit të Mini-Shengenit, shikojmë që është edhe një strukturë anti-shqiptare e cila me shekuj të tërë është munduar për të eleminuar dhe për të ekskluduar në rajonet e veta Shqipërinë por që tashmë është shumë më e fuqishme financiarisht, shumë më e fuqishme ndërkombëtarisht dhe shumë më e fuqishme dhe e organizuar edhe në aspektin diplomatik.
Kështu që përballja e opozitës dhe e shqiptarëve të ndershëm përballë Ramës dhe klanit të tij është një nga përballjet më të mëdha që mund të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria në të gjithë historinë e shtetit të saj. Jo të 100 vjeçarit por edhe të kohës së Skënderbeut. Mos të harrojmë që është po e njëjta betejë për ruajtjen e një lloji identiteti dhe integriteti shqiptar, e njëjta betejë për ruajtjen e etnisë dhe tradicionalitetit shqiptar por edhe të flamurit mos të harrojmë.
Pra nëse Gjykata Kushtetuese do e quante nul djegien e mandateve, në këto kushte sërish opozita nuk do të kthehej në Parlament?
Jo do të fillojë procedurën nga fillimi sepse asnjëri nga gazetarët dhe nga mediat nuk është marrë. A e dini ju që deri sot Parlamentit duhej t’i ishin ndërruar vetëm 9 deputetë nga 182?
Ka një problem në procedurë?
Sigurisht. Sepse Komisioni i Verifikimit të Mandateve, mazhoranca i kishte, 74 vota që të shkarkonte Z. Viktor Tusha apo Z. Oerd Bylykbashi dhe të emëronte Rudina Hajdarin, të emëronte Lefter Kokën, të emëronte Z. Murrizi, të cilët ishin nga të njëjtat parti politike që mund të ishin anëtarë të këtij komisioni dhe duhej të thërrisnin deputetët një nga një dhe çdo deputet digjej në 30 ditë. Pra, digjej deputeti i parë i listës së parë të Shkodrës, kalonte një muaj dhe pastaj digjej deputeti i dytë e kështu me radhë. Kështu që edhe e dëmtonte opozitën Z. Rama por sigurisht nuk donte ta dëmtonte opozitën sepse kishte halle të tjera. Të gjitha ligjet dhe projektligjet që janë kaluar janë nul. Sado që të kenë efekte të tjera, kështu që çdo koncension, ligjit i teatrit, ligji për dividentin, të gjitha gjërat e tjera janë ligje të cilat janë nul dhe do të rikthehen prapa në Parlamentin tjetër.