AKTUALITET, 28 Shkurt 2019, 22:13

Kryemadhi komenton foton e Ralf Gjonit me Fleckenstein: Nuk më intereson, por kush merr para të ketë parasysh se…

Kryemadhi komenton foton e Ralf Gjonit me Fleckenstein: Nuk më intereson,

Monika Kryemadhi, ka komentuar foton e kandidatit për deputet të LSI, Ralf Gjoni, me Knut Fleckenstein, E pyetur nëse Gjoni, do të futet në parlament, Kryemadhi tha se kjo nuk ka asnjë rëndësi për LSI-në, por gjithsesi deputetët që do të vendosin të marrin para për të hyrë në parlament, duhet të kenë parasysh se paratë do të jenë të shenjuara.

“Vendimi i LSI-së është shumë i qartë, me strukturat e partisë. Kush do të shkojë, le të shkojë. Janë të pakonsiderueshëm për në. Kuptoni dhe dicka tjetër, merkato e blerjes së deputetëve, është rritur pjaca shumë, por kush do marrë lekët, keni parasysh që lekët do jenë të shenjuara”.u shpreh Monika Kryemadhi.

/TPZ.AL/