BOTA, 31 July 2026, 21:38

Kriza e emigracionit në Ceuta, Portugalia kërkon forcim të kontrolleve kufitare: Shengeni nuk duhet pezulluar

Kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro, njoftoi sot se dëshiron të forcohen kontrollet në kufijtë tokësorë dhe detarë në jug të vendit, si pasojë e krizës së emigracionit në Ceuta.

“Ka arsye për të forcuar praninë e forcave të rendit në kontrollin e kufijve”, veçanërisht në jug të Portugalisë, deklaroi Montenegro.

Kryeministri portugez e bëri këtë deklaratë pas hyrjes së rreth 60 mijë emigrantëve në Ceuta, enklava spanjolle në Afrikë, gjatë ditëve të fundit, pasi kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin me Marokun.

Megjithatë, Montenegro theksoi se nuk e konsideron të nevojshëm pezullimin e rregullave të zonës Shengen.

“Nuk besoj se ka arsye për të marrë masa si pezullimi i rregullave të zonës Shengen. Situata është serioze, por ekzistojnë mekanizma për ta rikthyer nën kontroll në mënyrë të menaxhuar,” u shpreh ai.

Qeveria portugeze njoftoi më herët se forcat e rendit do të veprojnë në koordinim me autoritetet homologe spanjolle.

Ndërkohë, grupi parlamentar i partisë së ekstremit të djathtë Chega bëri të ditur se do të paraqesë një propozim për rikthimin e kontrolleve në kufirin tokësor mes Portugalisë dhe Spanjës.