SPORT, 18 July 2026, 21:15

Kristjan Asllani udhëton me Interin në Gjermani, zbulohet plani i klubit për mesfushorin shqiptar

Kristjan Asllani do të udhëtojë me Interin për fazën përgatitore në Gjermani. “La Gazzetta dello Sport” konfirmon se pavarësisht kësaj, do të largohet në momentin kur të mbërrijë oferta e duhur.

Deri tani asgjë nuk ka kënaqur Interin. Ndaj dhe Asllani do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës në pritje të zhvillimeve të reja.

Fakt është se Interi tashmë është i gatshëm për ta lënë të lirë Asllanin për një shifër rreth 10 milionë euro. Ka pasur interes nga klubet në Itali, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e huazimit me opsionin e blerjes së kartonit.

Asllani nuk qëndroi nën urdhrat e trajnerit Kivu gjatë edicionit të kaluar. Fillimisht kontribuoi te Torino dhe më pas te Beshiktashi.