TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është Osijeku ekipi i ri i sulmuesit Kristal Abazaj, i cili ka lënë tashmë Anderlehtin në Belgjikë. Pritej që ai të huazohej në një ekip tjetër dhe tashmë ka marrë formë zyrtare lëvizja e tij drejt kampionatit kroat.
Abazaj ka kaluar tek Osijeku në formë huazimi për një vit, me të drejtë blerjeje. Drejtuesit e Osijekut kanë një përvojë të mirë me futbollistët shqiptarë. Kujtojmë që pak kohë më parë ata shitën lojtarin e Kombëtares, Eros Grezdën, në Skoci.
Ish-lojtari i Luftëtari kaloi vitin e kaluar tek Anderlehti, por tek ekipi i madh belg Abazaj nuk mundi të gjente hapësirat e nevojshme, kështu që huazimi i tij ishte i pashmangshëm. Ai është prezantuar tashmë me ekipin kroat dhe pritet që të hapë një faqe të re në karrierën e tij.
Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi i Anderlehtit, që ka postuar njoftimin për huazimin e Kristal Abazajt, duke iu uruar fat atij në aventurën e re.