AKTUALITET, 20 Dhjetor 2019, 10:34

“Kriminel lufte që vjen të pozojë si bamirës”, Vuçiç pritet me protesta në Tiranë

“Kriminel lufte që vjen të pozojë si bamirës”,


Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mbërrin sot në Tiranë në kuadër të punimeve për të ashtuquajturin Mini-Schengenin Ballkanik.

Po ashtu në këtë takim do të jete edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ndërkohë që Kosova, e cila u ftua të përfaqësohej në nivel presidencial ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama.

Presidenti Thaçi e shpjegoi refuzimin për faktin se Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

Mbërritja e presidentit serb në Tiranë është pritur me protesta të organizuara nga Vetëvendosja në Shqipëri e cila ka organizuar një tubim.

Vetëvendosja ka njoftuar se do të shpalosen pankarta me mbishkrime “Vuçiç, një kriminel lufte që vjen të pozojë si bamirës”.