TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndalohet një person i dyshuar si autor i vrasjes së 48-vjeçarit, Flamur Duçi, i cili u gjet i pajetë në rrugën para dyqanit të tij, në fshatin Mborje të Korçës.
Policia bën me dije se në pranga u vu shtetasi Devis Hoti, 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Trupi i pajetë i tij u zbulua nga banorët, ndërkohë që ishte qëlluar me thikë në zemër.
Nga ana tjetër, burimet thanë se trupi i tij kishte edhe djegie në pjesën e sipërme.
Ngjarja ndodhi në afërsi të marketit të viktimës në një zonë të banuar. Por asnjë nga banorët nuk ka mundur të dëgjojë zhurma apo zëra në momentin kur ka ndodhur ngjarja, që të mund t’i vinte në ndihmë 48-vjeçarit.
NJOFTIMI
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.12.2019, ku në fshatin Mborje, pranë banesës dhe dyqanit të tij u gjet i vrarë shtetasi F.D., 48 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit:
• D.H., 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”.
Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.