AKTUALITET, 21 Qershor 2020, 23:26

Krìmi në familjen shqiptare trondit Zvicrën, vjehrri vrēt nusen 24-vjeçare

Krìmi në familjen shqiptare trondit Zvicrën, vjehrri vrēt

Një krìm brenda një familje shqiptare ka tronditur Zvicrën. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në qytetin Pratteln të Kantonit Baselland.

Autori është një 56-vjeçar nga Kosova, i cili ka vrārë nusen 24-vjeçare të djalit të tij.

Mediat zvicerane raportojnë se ai jetonte në një banesë me djalin 27-vjeçar, nusen e djalit dhe nipin 4-vjeçar.

Më pas familja e re ishte zhvendosur në një banesë afër prindërve, ndërsa gjyshja vazhdonte të kujdesej për nipin.

Është e paqartë se si e ka vrārë 56-vjeçari nusen e re. Ndërsa dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur gjatë një përleshje pasi 56-vjeçari kishte plāgë në dorë.

Një përfaqësues i familjes ka thënë për blick.ch se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje. Ndoshta nusja e ka sulmuār, pasi që edhe ai ishte plāgosur, në dorë”.

Nuk përjashtohet mundësia që konflikti të jetë thelluar pasi djali i autorit kishte planifikuar pak kohë më parë divorcin dhe kishte marrë një avokat fshehtazi.