AKTUALITET, 21 Qershor 2020, 22:20

Exit Poll-et/ Vuçiç fiton bindshëm. Ja sa mandate marrin shqiptarët në parlamentin e Serbisë

Exit Poll-et/ Vuçiç fiton bindshëm. Ja sa mandate marrin

Në Serbi u mbajtën sot zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale, ndërsa kanë nisur të dalin edhe rezultatet e para.

Sipas Exit Poll-eve, Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate.

Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1% mostrës së përpunuar del se partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiç SNS ka fituar 63.4% të votave në zgjedhjeve e sotme parlamentare në Serbi.

Alternativa Demokratike Shqiptare - 4 mandate

Partia e Vuçiçit - 180 mandate

SPS e Ivica Daçiçit - 30 mandate

Partia e ish-sportistit Aleksandar Shapiç - 11 mandate

Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë, ndërsa rreth 51 mijë qytetarë serbë votuan nga qendrat e votimit të ngritura në Kosovë.

Duhet theksuar fakti se, partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike kanë garuar me një listë të përbashkët