AKTUALITET, 9 Prill 2021, 22:25

Kreu i FRPD: Pjesë e stafit të Kuvendit, iu premton banorëve hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve!

Kreu i FRPD: Pjesë e stafit të Kuvendit, iu premton banorëve
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kandidati për deputet në Tiranë, Belind Këlliçi, ka publikuar fotot dhe denoncimin e banorëve të një pallati. Ai thotë se Odeta Berberi, pjesë e stafit të Kuvendit iu ka premtuar banorëve hipotekimin para zgjedhjeve, teksa ata e kanë denoncuar në kontaktet e vendosura prej ti në dispozicion. POSTIMI Hipotekimi elektoral! Personi në foto quhet Odeta Berberi dhe është pjesë e stafit të Kuvendit. Shkon dje te Pallati Unik, takon administratorin dhe iu premton banorëve hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve. Rilindasen e dëshpëruar për votë, e denoncuan vetë banorët në kontaktet që kam vendosur në dispozicion. Denonconi çdokënd që guxon t’ju blejë të ardhmen.

Hipotekimi elektoral! Personi në foto quhet Odeta Berberi dhe është pjesë e stafit të Kuvendit. Shkon dje te Pallati...

Posted by Belind Këlliçi on Friday, April 9, 2021